Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, teksa fliste në lidhje me rritjen e çmimeve, shpjegoi në “Euronews Albania” arsyet se përse në mars të vitit të kaluar u rrit dhe çmimi i bukës.
“Kemi pasur një periudhë ku buka u rrit pasi u rrit çmimi. Ndërkohë tani është ulur çmimi i miellit është ulur në 60 kilogramë, por që buka vijon të shitet me të njëjtin çmim. Çmimi i bukës në mars të vitit të kaluar u rrit për shkak se u rritën dhe çmimet e produkteve bazë siç janë mielli, vaji”, tha Çoçoli.