Mbrëmje feste në shtëpinë e Bolonjës. Sonte ekipi do të mblidhet për darkë, nga lojtarët te stafi, në një restorant në kodrat e qytetit për të festuar… ditëlindjen e dytë të Mihajlovic.
Sapo mbusha dy vjeç”,- i tha trajneri serb ekipit, i cili dëshiron të festojë përvjetorin e transplantit të palcës kockore, që e lejoi atë të mposhtte leuçeminë, ndërhyrje kirurgjikale e kryer më 29 tetor 2019.
Një rrugë e vështirë, e përbërë nga cikle kimioterapie dhe izolimi brenda spitalit “Sant’Orsola” në Bolonja, i cili fatmirësisht është tani është kaluar: “Kam lindur dy herë, për here të parë në Vukovar dhe së dyti në Bolonja”,– ka shkruar Miha në librin e tij autobiografik “Ndeshja e jetës”.
Dhe për të festuar rilindjen e tij, tekniku, i cili së fundmi është bërë gjysh, do të paguajë darkën për të gjithë ata që punojnë në “Casteldebole”. Gëzuar ditëlindjen Sinisa…
