Dita e Shën Ndout, që përkon edhe me të martën e 13-të, mbledh në Kishën e Laçit mijëra besimtarë thuajse nga të gjitha anët e vendit.
Një pelegrinazh i vërtetë i besimtarëve katolike, të cilët për 13 të marta kanë ardhur në këtë vend të shenjtë që besojnë se bën mrekulli. Rituali e do që pas ngjitjes në vendin e shenjtë, besimtarët e kalojnë natën pranë kishës së mrekullive.
Mes besimtarëve, kamera e A2 CNN fiksoi urimet për ditëlindjen e një vajze, e cila për të disatën herë e feston ditëlindjen në oborrin e kishës së Laçit në të martën e 13-të.