Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mijëra euro transaksione, shoqëri tregtare e llogari bankare, ja si i pastronte lekët Myslim Murrizi

15:57 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton të jetë dënuar nga Apeli i Durrësit me 3 vite burgim për mitmarrje, që është konvertuar në shërbim prove. Një vit më vonë, në 2007 Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale.

Sipas kallëzimit, thuhet se Murrizi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka përfituar në forma joligjore në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në KLSH duke investuar para të pista në blerjen e pasurive të paluajtshme, raporton News 24.

Myslim Murrizi si dhe familjarët e tij, vetë ose nëpërmjet subjekteve tregtare kanë kryer transkasione të shumta dhe të dyshimta në disa nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë.

Si e ka kryer veprën penale?
Janë pafund shoqëri tregtare, por edhe numra të llogarive bankare. Në qershor 2007-shtator 2008, sipas referimit rezulton se janë depozituar apo transferuar nga një llogari tjetër e Myslim Murrizit brenda bankës, në një nga bankat e nivelit të dytë në total 249 751 euro, të cilat 248 mijë e 710 janë mbajtur cash nga ana e z. Murrizi. Ndërkohë në vitin 2010 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur fillimisht në siglën e PD-së ka depozituar cash në llogarinë e shoqërisë ‘Murrizi 2009’, 60 mijë euro. Sipas referimit të Policisë së Shtetit bërë në prokurori, rezulton se sipas tyre ka gjasa që kjo shumë nuk është deklaruar në institucionin e lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive apo konfliktit të interesave. Sipas ligjit, z. Murrizi në momentin që ka marrë mandatin e deputetit duhet ta deklaronte këtë shumë. Ai rezulton të jetë aksioner në disa shoqëri, përfshirë edhe shoqëri mediatike dhe universitare si dhe shoqëri ndërtimi, por duke qenë se nuk është aksioner në masën 100% dhe ka edhe persona të tjerë që nuk kanë aspak lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal, Neës24 do të bëjë të ditura hap pas hapi të gjithë rezultatet që do të dalin nga ky hetim.

A është regjistruar çështja penale?
Sot ka mbërritur materiali. Akoma nuk ka një regjistrim të procedimit penal. Por sa herë Policia e Shtetit ka kërkuar hetimin e cilitdo, prokuroria është e detyruar ta regjistrojë.
Dyshohet se e ka fshehur pasurinë në kohën që ishte deputet, dhe nga ana tjetër ka kryer disa transaksione dhe hetimi mund t’i kalojë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Vijon në të gjithë vendin

08:38 / September 19, 2026

Mediat greke: Alket Rizai del në dosjen e një vrasjeje në burgun e Domokosit! Ja dëshmitë që e vendosin në vendngjarje

22:58 / September 18, 2026

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.