Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mijëra njerëz kërkojnë ta adoptojnë foshnjën që lindi nën rrënoja nga tërmeti në Siri

22:35 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foshnja aya
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra njerëz kanë ofruar të adoptojnë vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në veri-perëndim të Sirisë, pas tërmetit të së hënës. Kur ajo u shpëtua, foshnja Aya – që do të thotë mrekulli në arabisht, ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës.

Nëna, babai dhe të katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën pasi tërmeti goditi qytetin e Jidayris, raportoi BBC-ja të enjten. Aya tani është në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje shumë të keqe. Kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, ka thënë Hani Marouf, pediatri që kujdeset për të.

Mjeku ka bërë të ditur se foshnja tani është në gjendje stabile.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet tregonin një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese teksa mbante në duar foshnjën e mbuluar me pluhur. Mijëra njerëz në rrjetet sociale kanë kërkuar tani detaje për mundësitë e adoptimit të foshnjës.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë shumë telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë fëmijën Aya. Attiah, i cili ka një vajzë vetëm katër muaj më të madhe se ajo ka thënë se nuk do të lejojë askënd ta birësojë atë tani.

“Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat”, ka thënë ai, duke shtuar se gruaja e tij po e ushqen me gji, së bashku me vajzën e tyre.

aya foshnja Siri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.