Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mijëra persona i bashkohen “Paradës së Krenarisë” në Budapest

20:19 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ii 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra hungarezë morën pjesë në “Marshimin vjetor të Krenarisë” të shtunën në Budapest, duke u zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër politikave të qeverisë mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ-së, të cilat janë dënuar edhe nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian paditi Hungarinë në fillim të këtij muaji për një ligj të miratuar vitin e kaluar që kufizon mësimet për homoseksualitetin dhe çështjet transgjinore në shkolla, masa më e fundit kundër komunitetit LGBTQ miratuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban.

Ligji është cilësuar nga administrata e tij si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se ai diskriminon anëtarët e komunitetit LGBTQ. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka cilësuar ligjin të “turpshëm”.

Turmat e njerëzve marshuan në rrugët e Budapestit mes temperaturash që arritën deri në 40 gradë Celsius.

Qeveria e partisë Kristian Demokrate Fidesz, e cila fitoi zgjedhjet në prill, thotë se të drejtat komunitetit LGBTQ dhe çështje të tjera sociale duhet të rregullohen nga vetë vendet e qeveritë e tyre dhe jo Bashkimi Evropian.

Kryeministri Orban, i cili është në pushtet që nga viti 2010, e ka këtë sukses pjesërisht falë mbajtjes së një qëndrimi të ashpër për çështjen e imigracionit dhe mbështetjen e politikave që synojnë të mbrojnë vlerat tradicionale të krishtera nga ai që zoti Orban e quan, liberalizëm perëndimor.

Në një fjalim më herët të shtunën në Rumani, zoti Orban tha se sfidat e mëdha me të cilat po përballej Hungaria janë ndryshimet demografike, migrimi dhe politika gjinore, së bashku me luftën në Ukrainë dhe problemet ekonomike.

Dhjetëra ambasada të huaja në Budapest lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të komunitetit LGBTQ përpara marshimit të ditës së sotme./ Voa

budapest Paradës së Krenarisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.