Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mijëra rulota mblidhen në eventin e kishës evangjelike në veri të Francës

21:37 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
rulota
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mijëra rulota besimtarësh kristianë shiheshin sot në fushën Nevoy, për eventin e përvitshëm evangjelik “Vie et Lumière” (Jetë e dritë) që gjallëron komunën e vogël të Loiret. Vitin e kaluar rreth 40 000 të tilla kishin ardhur në vendin që duhet mbante vetëm gjysmën e tyre, duke sjellë madje dhe disa ankesa nga vendasit.

Por organizatorët shfajësoheshin duke thënë se eventi i shërben të gjithë komunitetit.

“Ne nuk jemi këtu me pushime por për të sjellë fjalën e Zotit”, tha një prej pastorëve, mes besimtarëve në Nevoy.

Prej të dielës deri më 5 maj, rreth 22,500 pelegrinë janë mbledhur në konventën familjare e shpirtërore, që kërkon gjithashtu forca policie dhe një pikë ndihme mjekësore, thonë autoritetet për rrjetin AFP.

“Është shumë e rëndësishme për ne sepse jemi këtu për të shpërndarë dashurinë e Zotit”, thotë besimtari 42 vjecar Jordan Costallat, i cili shet varëse e objekte të vogla me simbolet e Jezusit. Pranë tij stenda të tjera ofrojnë Bibla, libra fetarë dhe regjistrime himnesh evangjelike.

Normalisht grupet mblidhen në mëngjes në 8:30 për lutjen e mëngjesit. Gratë me shami në kokë dhe burrat e tyre këndojnë me zë të butë e kokën ulur, duke dërguar kërkesat e lavdërimet e tyre për Zotin.

Kjo ndiqet më pas nga leximet e Biblës ndërsa pasdite ka një sesion të veçantë fetar dedikuar fëmijëve.

Pjesmarrësit thonë se në mbrëmje atmosfera bëhet më festive me këngë dhe dëshmi shërimesh apo konvertimesh, të rrëfyera mes pjesmarrësve.

“Ka sjellë rregull në jetën time, më parë dilja shumë bareve, por tani nuk dua më”, thotë mes të tjerëve 18-vjeçari Calvin Berini i cili pranon se është shumë më i lumtur.

“Mund të mos jemi feja më e mirë në botë por jemi ajo që është më afër fjalës së Zotit”, shton adoleshenti për rrjetin AFP.

eventi kisha rulota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

Tentoi të rrëmbejë vajzën nga nëna e saj dhe fshihet në pyll, policia kap 48-vjeçarin shqiptar në Greqi

13:40 / July 12, 2025

Greqia tarifë 20 euro për çdo turist me kroçere që mbërrijnë në Santorini dhe Mykonos

13:00 / July 12, 2025

Gjykata urdhëron administratën Trump: Ndaloni arrestimet e emigrantëve pa shkak

12:20 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.