Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mijëra spanjollë protestojnë kundër planit për t’i amnistuar separatistët katalanas

19:30 / November 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
454545454545454545 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës të dielën kundër planeve të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për t’i amnistuar separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre për një mandat të ri në Qeveri.

Të enjten, Qeveria arriti marrëveshje me partinë separatiste katalanase, Junts, e cila përfshin edhe miratimin e një ligji kontestues për t’i amnistuar të dënuarit për tentimin e Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja më 2017.

Kjo marrëveshje e tronditi vendin, dhe konservatori Sanchez u akuzua nga kundërshtarët se po e rrezikon rendin dhe ligjin për përfitime të veta politike.

“Nuk do ta ndalemi derisa të mbahen zgjedhjet e reja”, tha lideri i Partisë së Popullit (PP), Alberto Nunez Feijoo, duke folur para një turme të madhe në sheshin e Madridit, Puerta del Sol.

Autoritetet thanë se rreth 80.000 njerëz dolën në protestë në Madrid, ndërsa PP-ja, e cila i thirri protestat nëpër qytetet spanjolle, tha se rreth një milion protestuan të dielën.

Shumë protestues mbanin flamuj spanjoll dhe të Bashkimit Evropian, si dhe slogane me mbishkrimin “respektojeni Kushtetutën”. Në Barcelonë, policia lokale tha se 6.000 njerëz protestuan, ndërsa në Granada 30.000 dhe në Sevillë 50.000, sipas autoriteteve. Protesta u mbajtën edhe në qytetet tjera, si Mallaga, Palma dhe Valencia.

Pas zgjedhjeve të 23 korrikut, socialistët negociuan për disa javë më parti më të vogla, përfshirë atë të ekstremit të djathtë, Sumar dhe partitë nacionaliste baske, katalanase dhe galciane.

Mbështetja e konfirmuar nga Junts, si dhe nga Partia Nacionaliste Baske, do t’i jepte Sanchezit një shumicë dërrmuese në Kongresin e Deputetëve, ku pritet të votohet koalicioni i tij në ditët në vijim./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.