Kur u pyet për Tahirin, Rama tregoi se e ka përjashtuar dhe i ka thënë që të bëjë drejtësi vetë. Ndërsa për Vangjush Dakon, i cili doli në përgjimet e dosjes “339”, tha që e ka mik. Madje shtoi se edhe në burg po të shkonte Dako, sërish do të ishte miku i tij.
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama foli për mënyrën se si janë menaxhuar akuzat e drejtuara ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste. Kur u pyet për Tahirin, Rama tregoi se e ka përjashtuar dhe i ka thënë që të bëjë drejtësi vetë. Ndërsa për Vangjush Dakon, i cili doli në përgjimet e dosjes “339”, tha që e ka mik. Madje shtoi se edhe nëburg po të shkonte Dako, sërish do të ishte miku i tij.
Pjesë nga biseda
Rama: Mua mos më gjykoni nëse dikush bën diçka në shkelje të ligjit. Më refuzoni kur unë shkel ligjin.
Fevziu: Ambasadori të tha mos i vendos në Bashki, ti i vure
Rama: Po nuk vendos gjë unë…këtu drejtori i tatimeve u dënua dhe qëndroi në detyrë deri në fund, sepse sipas paraardhësit tim, deri në vendimin e prerë ai është i pafajshëm
Rakipllari: Saimir Tahiri…
Rama: Tahiri u kërkua të futej në burg 48 orë pasi një kazan me përgjime të letrave të prokurorisë italiane doli në gazetë. Çfarë bëra unë? Në burg? Jo atje s’do ta çoni por i thashë: Ti Sajmir, tashi do dalësh nga këtu, nuk je më pjesë e PS-së, nuk je më pjesë e selisë tonë. Avokati nga unë mos prit, shko dhe bëj drejtësi. Kush e ka bërë këtë në Shqipëri? Asnjeri!
Rakipllari: Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit është përfshirë në korrupsion
Rama: Ish
Rakipllari: E pshë në krahun tënd, është akoma…
Rama: Nuk është më, është ish…
Rakipllari: Ç’rëndësi ka, ai është i përfshirë në korrupsion të lartë. I ndalohet hyrja në SHBA dhe ti vazhdon të rrish me të….çfarë qëndrimi ke ti?
Rama: Ore, e do troç ti? Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Or ua…..më dëgjo. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë prapë miku im. Me Dakon nuk kam bërë kurrë, as kam kërkuar as s’i kam kërkuar ndonjë shkelje.