Legjenda e boksit Mike Tyson ka zbuluar së fundmi sesi ka përdorur një qese në formë penisi të rremë, për të evituar të dështonte në testin e urinës për drogat, në kulmin e karrierës së tij.
Tyson pranon në autobiografinë e tij të vitit 2013 sesi duhet të shtrëngonte në mes të kofshëve qesen me urinë të pastër nga familjarët e tij, që i ngjasonte një penisi, gjatë një periudhe në karrierën e tij kur përdorte rregullisht kokainë dhe marijuanë.
Duke folur me mediat lokale, ish-kampioni i botës thotë se ka përdorur urinën e ish-gruas së tij Monica Turner, madje edhe të fëmijës së tij për të evituar skualifikimin.
“Ishte i mrekullueshëm,” thotë Tyson për aparatin e falsifikimit. “Hidhja në të urinën e bebes time, ose të gruas, edhe pse nganëjherë kisha frikë se do të dilte pozitive nëse bënin testin e shtatzanisë. E kisha dëgjuar që kishte ndodhur edhe më parë me të tjerë”, shton ai.
Tyson pritet së fundmi të rikthehet nga pensionimi për një ndeshje në formë ekzibicioni kundër veteranit të boksit Roy Jones Jr në fund të muajit.
