Ngrohja dhe ringrohja e ushqimeve në mikrovalë bën që aroma e tyre të mbetet në muret e furrës së saj. Për fat të mirë, ekzistojnë artikuj si ky që na ndihmojnë të gjeni zgjidhje natyrale, të cilat nuk iu lejojnë të shpenzoni dhe të rrezikoni shëndetin tuaj.
Gjëra që ju duhen:
-tas që futet në mikrovalë
-limon
-leckë për pastrim
Hapi 1. Prisni limonin në feta të holla, më pas vendosini fetat në një tas me ujë.
Hapi 2. Futeni tasin me ujë dhe limona në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për 2-3 minuta. Pasi të stakohet mikrovala, lëreni edhe për 2-3 minuta të tjera. Avulli i ujit me limon do të ndihmojë në shpërbërjen e aromave që kanë ngecur në muret e mikrovalës.
Hapi 3. Hiqni tasin nga mikrovala dhe me leckën pastroni mbetjet e ushqimit. Do ta keni më të lehtë për shkak të avujve të krijuar aty.
Hapi 4. Hiqni pjatën që ka vetë mikrovala, shpëlajeni me ujin me limon dhe pastaj fërkojeni mirë.
Hapi 5. Vendosni tasin e mikrovalës në vend dhe lamtumirë aromave të pakëndshme!