Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Milaim Zeka: Deputetët udhëtojnë me dashnoret e tyre me paratë e shtetit. Marrin dhe dieta

15:46 / February 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zeka 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milaim Zeka ka folur në studion e “Breaking” në Top News për shkarkimin nga Radio Televizioni i Kosovës. Veç tij edhe një grup gazetarësh janë larguar për faktin se ishin në oponencë me qeverinë.

“Ka hakmarrje politike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, mediat që nuk ia mbajnë anën qeverisë e kanë shumë të vështirë për të mbijetuar. Kurti është duke u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij, duke filluar që shkarkimet e njëpasnjëshme në RTK, një prej tyre jam edhe unë e kjo për shkak të paraqitjeve të mia në Top Channel dhe në Top News. Ushtruesi i detyrës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti po sa erdhi më shkarkoi se unë skam të drejtë të dal në Top Channel dhe në televizionet e tjera”, tha Zeka.

Më tej ai theksoi se “kam pasur paralajmërim nga ushtruesi i detyrës i RTK dhe përgjigja ime ka qenë kjo: Në momentin që më ndaloni të shprehë mendimet e mia, lirisht mund të organizoni një funeral varrimi dhe një arkivol”.

“Unë kam rënë në burg në moshën 17-vjeçare në vitin 1981, jam arrestuar e kam paguar shumë shtrenjtë lirinë time dhe luftën me Milosheviçin për të cilën më është vrarë familja. Miq të mi janë ata që më kundërshtojnë vendimet e mia, por ata që më akuzojnë”, theksoi Zeka.

Ai gjithashtu akuzoi deputetët për abuzimet me fondet duke marrë dieta për udhëtimet në një kohë që jetojnë e banojnë në Prishtinë. Zeka akuzoi konkretisht presidenten Vjosa Osmani se ka përfituar fonde, dieta sikur udhëtonte çdo ditë në Mitrovicë në një kohë që shtëpinë e kishte në Prishtinë.

“I kam bërë thirrje Glauk Konjufcës, që të publikojë shpenzimet e mia kur kam qenë deputet në dy vite më radhë dhe shpenzimet e kryeparlamentarit dhe të Vjosa Osmanit. A e dini se çfarë skandali ka ndodh me Vjosa Osmanin?

Ka vjedhur, ka paraqitur deklarime të rreme se ka udhëtuar nga Mitrovica në Prishtinë, në një kohë shtëpinë e ka në Prishtinë. Ka edhe prej atyre deputetëve që kanë udhëtuar me dashnoret e tyre me dietat nga shteti. Nuk është e lehtë të udhëtosh me dashnoren e të paguhet nga shteti.

Në Shqipëri nuk ke mundur me u zgjedh deputet pa qenë nga bota e krimit. Pjesa më e madhe deputetëve të Kosovës kanë fonde rezultojne se kanë abuzuar. Ka një investigim në Kosovë, ku deputetët kanë shtëpia milionëshe euro në Prishtinë e kanë deklaruar se marrin dieta në Gjilan, Prizren, etj. 70% e deputetëve kanë abuzuar”, tha Zeka.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.