Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Milaim Zeka: Njoh deputetë dhe politikanë shqiptar që rrahin gratë dhe të dashurat

22:49 / January 8, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
milaim zeka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Milaim Zeka ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për rastin tragjik të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas bullizmit ndaj saj në rrjetet sociale dhe dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.

Milaim Zeka tha se dhuna në familje është e zakontë në Shqipëri madje ai u shpreh se njeh deputetë dhe politikanë që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo edhe ndaj fëmijëve të tyre.

“Krejt kjo prodhon dhunë te qytetari i thjeshtë që i beson kutisë magjike televizive. Pastaj po të kalojmë te pjesa dërrmuese e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, minimumi 50% e politikanëve dhe deputetëve në Shqipëri dhe në Kosovë, janë njerëz që kanë dosje për rrahje të grave, të dashurave, për dhunimin e tyre, dhunimin e fëmijëve e të tjera e të tjera.

Unë njoh plot politikanë që i kanë dhunuar të dashurat, qoftë dashnoret qoftë gratë e tyre. Kemi plot avokatë që thirren si analistë në studio televizive që përpos ushtrimit të dhunës në familje që rrahin gratë dhe të dashurat e tyre, janë përdorues të mëdhenj të kokainës”,- tha gazetari Milaim Zeka.

deputete dhunues Milaim Zeka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.