Arrestimi i këngëtares Elsa Lila dhe komentet që pasuan lajmin, u trajtuan në emisionin e djeshëm “Rrugëtim me Anilën” të gazetares Anila Çela në News 24.
Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.
“Këngëtare të njohura të lidhura me bosat e drogës, këngëtare të njohura të sponsorizuara nga bosat e drogës. Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorrën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës. Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj”, tha Zeka.
