Pas Salernitanës, Milan la sërish pikë në garën për titullin kampion në Serie A. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Udineses.
Ndeshja u zhbllokuar në minutën e 30 nga Rafael Leao që shënoi për kuqezinjtë. Udinese pretendoi për një faull të portugezit, por arbitri dhe VAR nuk ishin dakord.
Në pjesën e dytë miqtë nga Udine barazuan në 66’ me anë të Udogie. Pikët e lëna mund të favorizojnë rivalët për titull.
