Dy raste të reja me Covid-19 te skuadra e Juventusit kanë rrezikuar derbin ndaj Milanit që është planifikuar të luhet nesër mbrëma në “San Siro”.
Sipas mediave italiane, autoritetet e Torinos janë informuar me gjendjen dhe kanë ndezur alarmin, ku mund të vijë deri te më e keqja, anulimi i ndeshjes.
Lojtarët i janë nënshtruar testimeve të reja dhe nëse ka rritje të numrit të të infektuarve atëherë ndeshja do të anulohet.
Ditën e mërkurë disa ora para ndeshjes do të dalin rezultatet dhe do të vendoset përfundimisht për fatin e ndeshjes.
