Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Milani bën autokritikë, mposht Leccen në udhëtim! Cremonese surpriza e Serie A, vendos stërnipi i Mussolinit

09:00 / August 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elita e futbollit italian zbriti në fushë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e dytë. Tri pikët e radhës i siguroi Cremonese, që në shtëpi ia doli të mposhtte 3-2 Sassuolon. Në krahun tjetër, Milani fitoi jo pa vuajtje 0-2 në udhëtim me Leccen, duke bërë autokritikë pas humbjes në ‘San Siro’ kundër Cremoneses një javë më parë.

Në stadiumin ‘Via del Mare’, vendasit e Lecces u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë vuajtën në pjesën e parë, paçka golit të anuluar për Gabbian që në minutën e katërt, për një faull. Ndeshja për djemtë e Allegrit nuk ishte e lehtë, me minutat që kalonin dhe golin që nuk dukej. Në të 60-n minutë Gimenez shënoi për miqtë, por sërish goli u anulua, këtë herë për një pozicion jashtë loje. Gjashtë minuta më vonë, veterani Luka Modric asistoi për Loftus-Cheek, me anglezin që e devijoi sferën bukur me kokë dhe e la pas krahëve të portierit Falcone, për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve. Milani shtoi presionin dhe katër minuta nga fërshëllima finale gjeti golin e dytë me amerikanin Christian Pulisic. Max Allegri i gëzohet fitores së parë në Serie A pas rikthimit te Milani, ndërsa Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin në fushë për Leccen.

Në stadiumin ‘Giovanni Zini’ në Cremona, vendasit e Cremoneses mposhtën 3-2 Sassuolon dhe treguan se jo më kot kanë gjashtë pikë pas dy javëve të para në rikthimin e tyre në elitën e futbollit italian. Trajneri Davide Nicola pa sesi ekipi i tij shënoi dy gola në pjesën e parë me Terraccianon në të 37 minutë dhe Vazquez në të 39 minutë. Vendasit u kapën ‘në kurth’ nga kjo epërsi dhe lëshuan në lojë, duke u barazuar nga miqtë. Pinamonti në minutën e 63 dhe Berardi me penallti dhjetë minuta më pas vendosën ekuilibrat në 2-2. Deçizive ishte minuta e 82, kur te vendasit në fushë u fut Romano Mussolini, stërnipi i diktatorit Benito Mussolini. Pas sekonda në fushë dhe ai asistoi për Okerekes, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. I riu Mussolini nuk u step dhe në shtesë fitoi penallti për të tijtë, duke bërë që De Luca të mposhtet portierin e Kosovës, Aro Muric. 3-2 dhe tri pikë të tjera për Cremonesen në Serie A, që pret të ketë të gatshëm nga java që vjen edhe sulmuesin veteran Jamie Vardy.

Serie A, raundi 2:

E premte, 29 gusht 2025

Cremonese 3-2 Sassuolo

Lecce 0-2 Milan

autokritike leccen milani Seria A supriza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.