Shumë klube janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e fantazistit shqiptar, Kristjan Asllani. Lojtari i Empolit debutoi këtë vit në Serie A dhe ka spikatur menjëherë me paraqitjet e tij të shkëlqyera.
Mes klubeve të interesuara për të janë Interi dhe Milani. Madje, kuqezinjtë kanë menduar ta blejnë Asllanin dhe ta lënë një vit hua tek Empoli.
Ndërsa ka dhe një skenar tjetër në lojë, ku kryesuesit e Serie A mund t’i ofrojnë Empolit sulmuesin Lorenzo Colombo.
Ndërkohë, Empoli do një zëvendësues për Pinamontin, i cili pritet të kthehet tek Interi që e ka nën kontratë sulmuesin.
