Milani tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e Franck Kessie, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Milanello. Ai është mesfushori aktual i Lille, Renato Sanches, siç raporton “Corriere della Sera”. Portugezi menaxhohet nga Jorge Mendes, i njëjti superagjent që kujdeset edhe për interesat e Rafael Leaos. Ky i fundit është afër rinovimit me klubin kuqezi.
Ndërkohë, Schalke 04 refuzoi ofertën e parë të Milanit për të riun Malick Thiaw, por do të bëhet një përpjekje e re. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, javët e fundit drejtuesit e kuqezinjve kanë marrë miratimin e lojtarit, i cili dëshiron të shfrytëzojë mundësinë e rëndësishme që i ofrojnë në Milano (Schalke është në Bundesliga 2).
Prandaj, është e sigurt se agjenti i tij, Gordon Stipic, do të kthehet në zyrat e klubit gjerman për të kërkuar ulje të pretendimeve, ose një formulë që nxit blerësit.
