Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Milanit i duhen 40 mln euro për Armando Brojën, ja prapaskenat me shqiptarin

23:06 / October 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
broja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi turbulloi ujërat në merkaton e verës, Armando Broja po bën të njëjtën gjë edhe tani. Emri i sulmuesit shihet në të gjitha mediat e huaja, teksa shumë skuadra kanë “mprehur dhëmbët” duke qenë se merkatoja e janarit po afron. Shqipëria mbetet një objektiv për Milanin dhe sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Maldini dhe Masara janë të interesuar, por do të duhen 35 deri në 40 milionë euro për të hyrë në rrugën e duhur.

Milanit i duhet një sulmues i ri, duke marrë parasysh edhe moshën e Ibrahimoviçit e mundësinë që ai të tërhiqet, dhe Broja është lojtari që do të ndiqet nga kuqezinjtë. Por nga ana tjetër, në lëvizje janë vënë edhe rivalët e qytetit, Interi, me “Tuttomercatoweb” që shkruan se Bepe Marota është interesuar te drejtuesit e Çelsit për Brojën dhe ka kërkuar më shumë informacion për të. Kjo lëvizje është edhe një përgjigje për konkurrencën që ka nisur në Serinë A për 21-vjeçarin, pasi edhe Napoli e ndjek prej kohësh.

Sevilja lëviz në Spanjë

Ekipi luzitan ka disa opsione në Premier Ligë, në lidhje me afrimin e një sulmuesi. Mes të gjithë emrave, dje në radarin e Seviljës është shfaqur Armando Broja. Sipas gazetarit Ekrem Konur, skautët e Seviljës ishin të mërkurën që kaloi në stadiumin “Gtech Community” për të parë sulmuesin nga afër në ndeshjen midis Brentfordit dhe Çelsit, e cila përfundoi 0- 0, por në të cilën Broja e nisi si titullar me blutë dhe qëndroi në fushë për një orë.

Chelsea i beson- Broja, i cili ka luajtur deri tani 16 ndeshje për Kombëtaren shqiptare, në Premier Lig këtë sezon është aktivizuar gjithsej 166 minuta, të shpërndara në tetë ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol.

Pavarësisht gjithçkaje, “The Sun” shkruan se Chelsea i beson Brojës për të ardhmen, duke menduar se do të bëhet një lojtar i madh dhe shumë i rëndësishëm dhe për këtë blutë i kanë dhënë atij një vend për herë të parë në skuadrën A, pasi e huazuan dy herë, te Viteshe dhe Sauthemptoni. Po ashtu, sulmuesi rinovoi në shtator me londinezët deri në vitin 2028, kështu që mundësia e vetme është nëse Chealsea vendos që ta lërë në huazim në merkaton e janarit.

Broja milan prapaskena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.