Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Miliarderi Mane blen ‘Tirana Bank’, Konkurrenca dhe BSH japin autorizimin

09:04 / January 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1548230340 samirmane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar blerjen e Tirana Bank, në pronësi të grupit grek Piraeus, nga ana e Balfin Group, të biznesmenit Samir Mane. Balfin ka blerë 98.83% të Tirana Bank, e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 1995. Bashkë me Balfin, në operacionin e blerjes mori pjesë edhe Komercijalna Banka AD Shkup. Marrëveshja për transaksionin ishte nënshkruar në muajin gusht të vitit të kaluar, por, ashtu si çdo operacion tjetër i këtij niveli, duhej të autorizohej nga Banka e Shqipërisë dhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Banka e Shqipërisë më datë 21.12.2018 kishte dhënë mbështetjen e saj, duke u shprehur se “transferimi i pronësisë së aksioneve të Bankës së Tiranës nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në treg. Gjithashtu vlerësohet se ky transaksion nuk do të ndikojë negativisht në zbatimin e politikës monetare dhe atë të këmbimeve valutore në zbatuar nga BSH”.

Pesë ditë më parë erdhi OK edhe nga Autoriteti i Konkurrencës. Me vendimin nr. 580, Autoriteti autorizoi përqendrimin e realizuar nëpërmjet shitblerjes së 98.83% të aksioneve të Tirana Bank SHA nga Piraeus Bank SA tek Balfin SHPK dhe Komercijalna Banka AD Skopje, me kushtet dhe detyrimet e mëposhtme: 

a. Të mos zbatojë kushte të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; 

b. Të mos vendosë kushte për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë; 

c. Të mos ushtrojë veprimtari bankare ose financiare me dhe në përfitim të personave të lidhur me të; 
d. Transaksioni të sigurojë eficencë ekonomike dhe të japë siguri mbi qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të punës së stafit ekzistues të Tirana Bank SHA . 

KUSHTET
Autoriteti i Konkurrencës ka vënë edhe dy kushte për Bankën qendrore të Shqipërisë:  

a. Për çështje të stabilitetit financiar, të gjitha shoqëritë tregtare të kontrolluara nga Balfin SHPK, që zotërojnë pozitë dominuese, ose që do të marrin në të ardhmen këtë pozitë, duhet të monitorohen dhe të trajtohen si aktivitete të lidhura me sistemin bankar, pavarësisht objektit të veprimtarisë së tyre. 

b. Të parashtrojë përpara Autoritetit të Konkurrencës çdo ndryshim në strukturën e shoqërive të monitoruara, ku mund të krijohet apo forcohet pozita e dominuese në treg.

Sipas Vendimit, Autorizimi i miratuar do të hyjë në fuqi pas miratimit të transaksionit nga Banka qendrore e Shqipërisë.  Ndërkohë sjellja e shoqërisë Tirana Bank SHA do të monitorohet për një 

samir mane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.