Boram, gjashtë vjeç, nga Seuli, që në fillim të 2019 ka blerë një qiellgërvishtëse me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen ekskluzive të Gangnamit, në kryeqytetin koreano-jugor.
Vogëlushja, në dy kanalet e saj në Youtube, ka më shumë se 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm online, nga prindërit e saj, është ngarkuar një shoqëri, kompania e familjes Boram, përmes së cilës është blerë edhe gradacela.
Sipas CNN, Boram ka dy kanale në YouTube; një të hapur në 2016 me 13.6 milionë të regjistruar, në të cilin i dedikohet lojërave, dhe një tjetër me 17.6 milionë persona të regjistruar, në të cilin ndan video blogje për fansat e saj të vegjël. Në një nga videot e saj më popullore, me mbi 376 milionë shikime, boram bën makarona me një kuzhinë lodër dhe më pas i ha me entuziazëm.
Dhe të mendosh se nga të vegjlit, nuk është më e pasura. Sipas “Forbes”, në vend të parë klasifikohet amerikani Ryan Kaji, i cili në moshën 7 vjeçare dhe me 20,8 milionë ndjekës në kanalin e tij për lodrat, në 2018-n fitoi thuajse 19,7 milionë euro.