Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Militantët kurdë vrasin ushtarin turk, armëpushimi në fije të perit

23:13 / October 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse armëpushimi në veri të Sirisë ka hyrë në ditën e tretë, përplasjet sporadike me armë mes ushtrisë turke dhe militantëve kurdë nuk kanë munguar. Një ushtar turk u vra dhe disa të tjerë u plagosën në qytezën kufitare siriane të Tal Abjad, pasi u sulmuan me kundërtank e armë zjarri nga grupe militantësh kurdë.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se edhe ushtria turke iu kundërpërgjigj kurdëve me armë për vetëmbrojtje. Megjithatë, në thelb armëpushimi është respektuar. Afati i fundit i armëpushimit 5-ditor është e marta. Presidenti turk Rexhep Taip Edogan paralajmëroi militantët se “do t’u shtypë kokat” nëse nuk tërhiqen nga hapësira e kërkuar nga Ankaraja në veri të Sirisë për ngritjen e zonës së sigurisë.

Në atë zonë ndodhen edhe trupa ruse, që mbështesin ushtrinë siriane të hyrë së fundi në veri të Sirisë, ndaj dhe Erdogan kërkoi bashkëpunimin e Presidentit rus Vladimir Putin. “Këtë çështje do t’a diskutojmë me Presidentin Putin të martën pasi duhet të gjejmë një zgjidhje. Nëse funksionon, mirë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me zbatimin e planit tonë”.

Nga veriu i Sirisë ka përfunduar tërheqja e plotë e ushtarëve amerikanë. Ushtria turke ka nisur edhe shpërndarjen e ndihmave për banorët e veriut të Sirisë. Ndërsa ofensiva ushtarake e saj i ka marrë jetën 86 civilëve deri më tani, ndërsa ka zhvendosur nga banesat e tyre 130 mijë banorë të rajoneve kurde.

armepushimi militantet kurde vrasin ushtarin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.