Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi është pyetur sërish ditën e sotme për deklaratën e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ajo mund të komandohet si drejtuese e Bashkisë së Durrësit.
“Jam duke drejtuar Komision e Ekonomisë, jemi në një proces shumë intensiv. Nuk kam lajm tjetër për të ndarë. Nuk e di që të ketë të vërteta në këtë akuzë është një ‘fake news’. Jam duke bërë detyrën time deri në fund.”-është shprehur ajo.
