Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mimi Kodheli bën deklaratën e fortë për ngjarjen e bujshme: Ky është faji i ynë!

21:34 / December 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodheli mimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Mimi Kodheli, e përcakton një gabim sjelljen e klasës politike shqiptare dhe që solli që liderët e UÇK-së të përfundojnë në Gjykatën Speciale të Hagës. Kodheli tha në Hard Talk se është e padrejtë që ata që drejtuan luftën për mbrojtjen e popullsisë shqiptare në Kosovë të jenë në bankën e të akuzuarve.

-Në Hagë po zhvillohet një nga proçeset më të çuditshme edhe të vetë Hagës. Në vitin 1945 në Nuremberg cilësohet si proçesi i shekullit për nazistët. Ishin 24 të akuzuar dhe vetëm 4 akuza. Ndërkohë në Hagë kemi një proçes me 5 drejtues të shtetit të Kosovës si të akuzuar, kanë dhjetë akuza dhe e gjithë kjo sepse ata kanë mbrojtur popullin e vet nga një gjenocid i cilësuar si i dyti pas atij të hebrenjve.

-Unë nuk do t’i shtoja absolutisht asnjë gjë kësaj që juve thoni sepse e keni perifrazuar në mënyrën më të saktë të mundshme. E vetmja gjë që do të shtoja është që si të merresh me cic-micet e ditës, shqiptarët nuk janë naivë. Për politikën e përditshme flas që si nga kjo anë e kufirit dhe nga ana tjetër, padyshim që të shpëtojnë ca gjëra të mëdha. Kjo është një gjë. Tjetra është një grackë e madhe politike. Ne nuk duhet të kishim besuar kaq sa besojmë tek të tjerët,  duhet të kemi më shumë besim te vetja dhe duhet të kishim qenë shumë të unifikuar për të mundësuar së paku dhe për t’i dhënë dritë gjithçkaje që ndodhi në ato vite. Shpresoj që UÇK-ja të mos përbaltet me këtë gjë, besoj shumë në drejtësinë ndërkombëtare që nuk do t’i qaset politikës në mënyrën si i është qasur deri më tash. Ajo çka dua të them dhe të ndaj me ju është që jemi akoma në kohë për të mundësuar një rezolutë të përbashkët dokumentit përfundimtar që do hidhte dritë mbi atë çka ka ndodhur në luftën e Kosovës. Ku janë mijëra të vrarë, qindra mijëra të larguar nga shtëpitë e tyre, mijëra të zhdukur, mijëra gra të përdhunuara, mijëra fëmijë që nuk dihet se ku janë, sa e sa mijëra shtëpi të djegura, e sa e sa mijëra gjëra të tjera horror që kanë ndodhur në atë periudhë.  Ky është kulmi! Një xhelat, një kasap si Millosheviçi me shokë dënuan atë grushtin e vogël të njerëzve sa për të thënë që ja tani e vumë drejtësinë, ai piu kafen e gabuar atë ditë edhe e kryem punën. E para e punës jo të gjithë janë të dënuar. Të tjerë kushedi se sa shëtisin rrugëve të ndonjë shteti ndërkohë që duhet të ishin pas hekurave. E ndërkohë, sot pas hekurave është ish-presidenti i Kosovës dhe lidera të tjerë të saj. Unë besoj në dy gjëra: Faji është i joni dhe ne kemi kohë akoma të korrigjojmë dhe e dyta shpresoj në gjykimin e drejtë ndërkombëtar dhe pa influenca politike të Gjykatës Speciale. Pa pasur besim në diçka nuk mund të ecësh përpara.

bujshme deklaraten Mimi Kodheli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.