Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mimi Kodheli dhe Jozefina Topalli bëjnë “fjalimet e jetës” dhe nuk janë aspak si ato që dëgjojmë në Parlament

21:38 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodheli topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme tek “E ardhmja është vajzë” në ABC nga Ermira Çausholli, ishin të ftuara Jozefina Topalli dhe Mimi Kodheli. Nuk jemi mësuar t’i shohim të ulura përballë njëra-tjetrës e të flasin për tema personale, andaj ky episod rezultoi të ishte një surprizë e vërtetë. Në rubrikën e re të programit “Fjalimi i jetës”, atyre iu kërkua te thoshin fjalën e tyre rreth tematikës së parë që do i kushtonin vëmendje nëse do ishin pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Kodheli tha se do ribënte fjalimin e saj të parë politik, në të cilin ka përmendur amanetet e prindërve të saj. Dhe fjalimi i saj u mbështet në tri pika: Jeta, barazia dhe e ardhmja.

“Jeta është gjëja më e çmuar ndaj dhe duhet luftuar fortë për ta mbrojtur. Ne që e falim jetën, nënat, e dinë fort mirë se ç’do të thotë të japësh jetë. Ndaj dhe në një periudhë të vështirë si kjo që po kalojmë shpresoj t’i kemi dhënë vlera më të mëdha jetës. Tjetër, është drejtësia. Mundësia për të qenë i barabartë mes të barabartëve. E mesmja e artë është një ekuilibër që duhet ta kemi brenda, ta përcjellim edhe jashtë. E treta, besoj se do flisja për të ardhmen. Ne ju kemi një borxh të madh të rinjve: të ardhmen. Duhet të bëjmë shumë ende.”

Ndërkohë, edhe Topalli e bazoi fjalimin e saj te realiteti që po përballim prej një viti, pandemia. Ajo tha se do bënte cdo gjë që të sjellë stabilitet në jetën e qytetarëve dhe për të ndryshuar klasën politike.

“Jetojmë në kohë të pazakonshme. Fushata dhe politika është krejt e pazakontë. Gjëja e parë që do doja të bëja është të mobilizoja çdo gjë të mundur për të vënë nën kontroll pandeminë. E dyta është rishikimi i çdo gjëje në jetën politike dhe ekonomike. Do doja një parlament ku të mbizotëronte intelektuali, kryesisht të rinjtë. Duhet të bëjmë të mundur që ky vendi ynë mos të boshatiset më.“

Fjalime të tilla janë padyshim emocionues e të rralla në Parlamentin shqiptar, ku në seancat parlamentare mbizotërojnë debatet e forta, mungesa e etikës dhe mungojnë shpesh fjalët e thëna me zemër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.