Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mimi Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi! Vendin tim e dua të sigurt e më pas të frekuentueshëm

13:53 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5107
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi.

Në Komisionin e Çështjeve Europiane, Kodheli tha se shqiptarëve iu duhet të rrinë me orë të tëra në aeroportet e shteteve të tjera, për të bërë verifikime, qoftë edhe ata me pasaporta diplomatike. “Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit. Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta përplasim te këto struktura. Kjo s’do të thotë se jemi në anën e duhur të kërkesave. I mbetem këtij besimi që gjithsecili duhet të bëjë detyrat e veta në këtë shoqëri. Ka nevojë për reflektim.

Procesi i integrimit mbetet detyrë mbi detyrat. Komplimente për Ministreialin dhe shpresoj që data 16 tetor do të hyjë në histori që një samit realizohet jashtë kufijve të Ballkanit, në Tiranë. Besoj shumë që çdo iniciativë që i ka pararendur procesit të Berlinit, ka qenë e mirëpritur.

Është koha që Procesit të Berlinit t’i jepet më shumë rëndësi, pasi ka pasur momente të vakura. Nuk e di nëse do t’ju kërkoja më shumë për momentin kur flitet për fluksin në kufijtë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt. 

Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të frekuenktueshëm.

Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Kodheli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026

Identifikohen 5 protestues të maskuar/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

16:51 / October 31, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.