Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mineralet, energjia dhe materialet e ndërtimit rrisin eksportet me 16,9 % në prill

12:30 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3461
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregtia e jashtme e mallrave shënoi përmirësim gjatë muajit prill të këtij viti, me rritje të ndjeshme të eksporteve dhe ngushtim të deficitit tregtar, duke reflektuar ecuri pozitive sidomos në sektorin e mineraleve, energjisë dhe materialeve të ndërtimit.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), mbi tregtinë e jashtme, eksportet e mallrave arritën në 34,9 miliardë lekë në prill, me një rritje prej 16,9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe 6,8% më shumë se në mars të këtij viti.

Importet llogariten 79 miliardë lekë, duke u rritur me 4,4% në krahasim me prillin e vitit të shkuar, ndërsa krahasuar me marsin e këtij viti shënuan rënie me 1,6%.

Si rezultat, deficiti tregtar u ngushtua në 44,1 miliardë lekë, me ulje 3,8% në raport me një vit më parë dhe 7,4% krahasuar me muajin pararendës.

Rritja e eksporteve gjatë prillit u mbështet kryesisht nga grupi “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, i cili dha kontributin më të madh pozitiv me 9,8 pikë përqindje.

Ndikim të rëndësishëm dhanë edhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me 6,6 pikë përqindje, si dhe grupet “ushqime, pije, duhan” dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me nga 1,4 pikë përqindje secili.

Nga ana tjetër, eksportet e tekstileve dhe këpucëve vijuan tkurrjen, duke dhënë ndikim negativ prej 1,8 pikë përqindje, ndërsa eksporti i produkteve kimike dhe plastike, si edhe lëkurës dhe artikujve prej saj, kontribuan negativisht me nga 0,2 pikë përqindje.

Edhe në importe, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 2,5 pikë përqindje dhe grupi “ushqime, pije, duhan” me 2,1 pikë përqindje.

Në kahun tjetër, grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ndikoi negativisht me 0,8 pikë përqindje.

Sa i takon partnerëve tregtarë, eksportet shqiptare u rritën më së shumti drejt Kosovës dhe Gjermanisë, përkatësisht me 26% dhe 28,9%.

Ndërkohë, rënie u shënua në eksportet drejt Italisë dhe Spanjës.

Në importe, rritja më e lartë u regjistrua nga Italia dhe Kina, ndërsa importet nga Turqia dhe Gjermania pësuan rënie.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjatë prillit, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbënin 53,8% të totalit të tregtisë së jashtme.

Eksportet drejt vendeve të BE-së zinin 62% të eksporteve gjithsej, ndërsa importet nga BE-ja përfaqësonin 50,1% të totalit të importeve

eksportet energjia Instat mineralet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.