Minishengeni ballkanik është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa i dërguar i saj për Ballkanin Perëndimr, Mathew Palmer e quan si një tregues se liderët e rajonit po marrin në dorë të ardhmen.

Palmer nënvizoi se kjo nismë është shpresë dhënëse sipas tij dhe djen mbështetjen e amerikanëve, teksa duke e lidhur me vendimin e BE për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se ky është një tregues që liderët e rajonit po marrin në dorë fatin e vendeve të tyre.

“SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese.

Kjo nuk është fjala e fundit. Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

Ndërkohë, ndërsa SHBA avancon drejt Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian konsiderohet deri në një farë niveli nga rajoni si duke u larguar, rajoni vetë po zhvillohet.

Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet.

Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”, tha Palmer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here