Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Xhaçka: Vlerësim maksimal

09:28 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes , duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon. Kjo do të jetë hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në Qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, “takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për tu përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”.

Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Ministrja Xhaçka falenderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 Nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit. Gjatë Ministerialit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

14:02 / August 17, 2026

Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

13:50 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.