Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë, Rama: Samiti i Berlinit do diskutojë planin e ardhshëm të BE-së për…

09:32 / September 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 26 at 09.36.05
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal-një hap drejt Tregut Unik të BE”. Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave. Ai theksoi se sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Kreu i qeverisë nënvizoi se Samiti i Berlinit do duhet të diskutojë për diçka krejt të re që 5 vjet më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

“Dje pata kënaqësinë të bëja një bisedë mjaft shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës dhe më duhet të them se ishte një bisedë që 5 vite më parë do ishte e pamundur të zhvillohej. Gjërat kanë ndryshuar dhe në shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje shumë më të fortë dhe janë më syhapur për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE. Sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e BP dhe nga BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona duke përfshirë lidhjen me sferën ekonomike të BE-së.

Samiti do duhet të diskutojë për diçka krejt të re që 5 vjet më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE-së, ndërkohë që sa i përket procesit të integrimit në bazë meritash çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta. Integrimi me faza në tregun e përbashkët premton të na japë një ide të vyer, të paçmuar për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet në vijim. Është koha për të ecur së bashku përpara dhe për t’u siguruar që nga fjalët premtuese të kemi vepra premtuese.

Mund të kemi çështje ende të pambyllura në këtë rajon, por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë vesh është të biem sa më shumë dakord për gjërat që mund të bëjmë së bashku. Gjithmonë e më tepër kemi parë se sa e rëndësishme është të trajtohen çështjet tona. Sa më e mirë atmosfera e bashkëpunimit, sa më të forta urat mes vendeve tona, aq më e mirë hapësira për të trajtuar çështjet dhe më të vështira”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Do të dalin para drejtësisë”/ Ministri Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar të gjithë

12:43 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.