Gjatë ditës së sotme, Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në orët në vijim në Gjermani për te diskutuar rreth sigurisë ushqimore në botë. Kjo temë është më e diskutuara dhe ajo që ngjall më shumë shqetësim që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave si gruri dhe vaji i lulediellit. Megjithatë, vendi nuk po mund të eksportojë mallra për shkak të prezencës ruse në Detin e Zi.
Mungesa dhe rritja e çmimeve si pasojë i ka vënë në pozita të vështira, veçanërisht vendet në zhvillim pasi janë ndër më të varurit nga prodhimet ukrainase. Takimi i G7 do të përfshijë përfaqësues nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.