Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, mbërrijnë sot në Tiranë. Detaje nga takimi

08:55 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministra te jashte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit zhvillojnë sot (06 tetor) një takim përgatitor në Tiranë për samitin e radhës së këtij procesi. Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije për DW se në takimin e së premtes marrin pjesë përveç Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ata nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit.

Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) dhe Zyra e Bashkëpunimit Rajonal Rinisë, ( RYCO). Takimi në Tiranë zhvillohet në kuadër të samitit të radhës së këtij procesi, që do të zhvillohet po në Tiranë në 16 tetor, për herë të parë në një vend jo anëtar të BE.

Takimi do të drejtohet nga Igli Hasani, ministri i jashtëm i Shqipërisë, vendit që mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit, 2023. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjendën e Gjelbërt, atë Digjitale dhe përafrimin e BP me Tregun Unik të BE.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Gusht 2014 për t”i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së BP në BE. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeo-strategjik të BE përshpejtimin e ritmeve te procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. /DW

procesi berlinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.