Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

“Ministrat e rinj jo pjesë e PS”/Rama: Janë më profesionistë se ata të 2013

11:50 / December 31, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto edi rama1449681838 675x450 2 e1546253279232
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur vetëm pak ditë më parë u reformatua kabineti qeveritar, duke zëvendësuar 7 ministra dhe krijuar një tjetër institucion të ri, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje të emëruarve të rinj.

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit, kreu i qeverisë iu përgjigj të gjitha kritikave publike që ishin kundër emërimeve të këtyre emrave, me pretendimin se ata duhet të ishin personazhe politike dhe se nuk ishin pjesë e PS. Mes të tjerash ai tha se ministrat e rinj janë më profesionist sesa ata që u emëruan në mandatin e parë qeverisës, në 2013-ën.

“Së pari e quaj humbje kohe, debatin teknik-jo teknik. Kur krijuam qeverinë e parë në 2013 u kritikova ekzaktësisht për të njëjtën gjë. Dhe për disa vite ministrat që u larguan, së fundmi konsideroheshin teknik. Unë di që PS është më shumë sesa anëtarësia e saj dhe ka përgjegjësi dhe detyrimin që t’i japë mundësinë më të mirë përfaqësimit të interesave të tyre shqiptarëve, pa e konceptuar qeverinë si monopol. Unë e di që ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan, kur ishin në ditën e parë të qeverisë. Askush prej tyre nuk vjen thjesht nga bankat e opozitës apo politikës, por nga eksperienca të mirëfillta pune. Unë di që kjo është një nga dallimet, një nga ato që e bëjnë PS-PS. Unë vet jam fryt i kësaj mënyre të të qenit të PS dhe këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe me atë pjesë të shoqërisë që ndihet pranë PS dhe nuk është e anëtarësuar. Unë jam shumë krenar që e kam thelluar dhe përsa kohë të jem në këtë detyrë, do i bëj apel produkteve të tilla. Kam besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve. Në çdo rast ata këshilltarët publik do të bënin punën e tyre po të ishin ‘politikë’ do thoshin; ‘ku janë ata që janë pa parti’. Ata që janë zgjedhur për qeverinë e re, janë njerëz që kanë kapacitete të mëdha, por sens përkatësie ndaj vizionit dhe programit”, tha Rama.

ministra Qeveria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

15:33 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.