Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrat Lamallari e Pirdeni takim për draftin e Kodit të ri Penal: Proces gjithëpërfshirës dhe transparent

17:32 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764260390 besfortlamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit.

Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryetari i grupit të punës për Kodin e ri Penal, Arben Rakipi, si dhe përfaqësues të ILDKPKI, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia e Prokurimeve Publike, AKEP, KLSH etj. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë tha se përmes këtyre tryezave synohet një konsultim sa më i gjerë e me të gjithë aktorët.

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis Communautaire të Bashkimit Europian”, tha ministri Lamallari.

Ministrja Adea Pirdeni në fjalën e saj evidentoi disa nga dispozitat që lidhen direkt me punën e administratës e që duhen adresuar për të pasur në finale një Kod të ri Penal me standardet më të larta e që do t’i rezistojë kohës. “Kodi i ri Penal të jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të reflektohen në Kod ato fenomene të cilat janë sot prezente në shoqërinë tonë dhe punën e administratës publike dhe që kërkojnë një adresim të veçantë”, deklaroi ministrja Pirdeni.

Kodi i ri Penal lamallari Pirdeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.