Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrat Lleshaj e Denaj: Asfaltimi i rrugës Perlat-Kurbnesh-Lurë do të rikthejë banorët e larguar (Foto)

10:43 / July 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrat Sandër Lleshaj e Anila Denaj, Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu, kryetarët e bashkive Mat, Bulqizë e Dibër, Agron Malaj, Lefter Alla, Dionis Imeraj dhe banorë të zonës morën pjesë në prezantimin e projektit të asfaltimit të segmentit 42 km, Perlat-Lurë.

Prefekti nënvizoi se kryeministri premtoi para lurjanëve shtrimin e rrugës me asfalt dhe tani po prezantojmë projektin që do të sjellë zhvillim në disa drejtime të kësaj treve të njohur.

Në fjalën e saj ministrja Denaj theksoi se shpreson në zhvillimin e kësaj zone.

“Me investimet në këtë zonë synojmë të rikthejmë në këtë vend të bukur banorët e ikur për shkaqe të ndryshme. Angazhimi ynë është të ndërhyjmë në infrastrukturë. BE dhe BERZH na kanë akorduar 100 milion euro për këtë qëllim. 40 milion janë grande. Për ndërtimin me asfalt të rrugës Perlat-Kurbnesh-Lurë nevojiten 23 milion euro. Gjatë vizitave që pata në disa familje kuptova se këtu mund të zhvillohet zejtaria, pasi është një vend me tradita të veçanta”, tha ministrja Denaj para banorëve të Lurës.

Ndërsa ministri Lleshaj u ndal në zhvillimin ekonomik të kësaj treve. Ai tha se turizmi do të bënte që etja e disa viteve më parë për të ikur nga vendlindje të kthehet në dëshirë dhe etje për t’u rikthyer në Lurë.

“Rikthimi në trashëgiminë kulturore dhe kultivimi i traditave të mëhershme do të ndikonte në ripopullimin e Lurës. Me rëndësi është ringritja e kullave të kësaj krahine. Kulla dhe veshjet e Lurës janë të veçanta, të rralla, unike në llojin e vet. Po ashtu ka shumë rëndësi të ndalet dëmtimi i mjedisit, pyjeve. Ato duhen mbrojtur nga prerjet dhe zjarret. Liqenet e Lurës dhe Kroi i Bardhë janë adresa turistike të mrekullueshme”, u shpreh ministri Lleshaj.

Banorët nga ana e tyre falenderuan qeverinë për premtimin e mbajtur dhe kërkuan ndërhyrje edhe në rrjetin elektrik, pasi aktualisht përballen me vështirësi të shumta.

116154988 288032665757328 5103310644115168341 n
116263031 2765971713623674 4713328432580816691 n 1
116426000 624639371496570 8933926886696978234 n
116153648 2787081371521908 7346117256460664176 n

asfaltimi lleshaj e denaj lure rrugës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.