Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri Çuçi pas vizitës në Greqi: Emigrantët do të kenë trajtim të veçantë për lejet e qëndrimit

12:41 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledi cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një vizite dy ditore në Athinë ku zhvilloi takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar atje që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se mori garanci nga ata se emigrantët shqiptarë do të kenë një trajtim të veçantë në zyrat e emigracionit grek.

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për cdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, tha ministri Çuçi.

Ndërkaq, sa i takon Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, ku përfshihen edhe çështje të policisë, Çuçi deklaroi se biseduan për intensifikim të bashkëpunimit policor dhe operacione të përbashkëta që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Çuçi u shpreh se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpunimi policor është në nivelet më të larta.

“Me Ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, deklaroi Çuçi.

Mes të tjerash, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë zhvilloi po ashtu një takim me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili tregoi edhe përpjekjet që po bën për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqytetin grek.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.