Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Gonxhja: 100 biznese e punëofrues nga Shqipëria në panairin e Punës në Athinë

17:52 / February 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
480901263 1184421053683437 1396674327742798774 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 100 subjekte shqiptare lider të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se është një dere e re komunikimi me diasporën tonë për të lidhur profesionistët dhe të rinjtë atje me mundësi konkrete punësimi në tregun shqiptar të punës.

Postimi i plotë

Sot, iu përgjigja LIVE pyetjeve të Kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij të përjavshëm me qytetarët, mbi Panairin e parë shqiptar të Punës në Athinë, më 2 Mars, në Technopolis City (Gazi)! “Sot ne çelim Panairin e Punës dhe Aftësive në Tiranë, dhe menjëherë më pas, për herë të parë, Panairi shqiptar i Punës udhëton në Athinë, ku në datë 2 Mars, në Qendrën Technopolis City (zona Gazi), pranë stacionit të metrosë Keramikos, ftojmë bashkëatdhetarët tanë në Greqi për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në Atdhe, përmes një dere të re komunikimi me diasporën tonë për të lidhur profesionistët dhe të rinjtë atje me mundësi konkrete punësimi në tregun shqiptar të punës.

Jo pa qëllim tani, sepse Shqipëria përgatitet të çelë sezonin turistik dhe ekonomia jonë po njeh boom turizmi, boom projektesh ndërtimore strategjike, boom vizitorësh e shërbimesh që kërkojnë menaxherë, mjeshtra, administratorë, teknikë e specialistë, IT, zhvillues e programues, krijues e inxhinierë, drejtues e zbatues, zanatçinj e artistë, punëtorë e ekpertë!

Mbi 100 subjekte shqiptare lider të investimeve në shumë fusha, agjenci punësimi, sëbashku me ente, dhoma biznesi, entrepreneur, inovatorë, sipërmarrës, promotorë, korporata, agjenci e institucione shqiptare, ju mirëpresin me lajme të mira e kontrata pune në 2 Mars!

Jo pa qëllim Panairi emërtohet Puno & Jeto aty ku ke zemrën, dhe për here të parë qeveria shqiptare i dedikon diasporës edhe një website për informacion në kohë reale mbi ofertat e punësimit në sektorët privatë e publik, migrant.puna.gov.al ose punoneshqiperi.gov.al, ku ofrojmë edhe informacion të vlefshëm për riintegrimin dhe programet mbështetëse mbi familjen, strehimin, formimin profesional, start-up apo fillimin e një biznesi si dhe aspektet sociale!

Duam të rikthejmë talentet por edhe mbarë familjet shqiptare që të investohen në Atdhe, me dijet e eksperiencën e tyre të vyer, për një jetë e të ardhme shumë më të mirë për ta por edhe për vendin tonë, ndërsa punojmë për integrimin evropian dhe Shqipërinë 2030!…”

Blendi Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.