Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias: Turqia, rrezik ekzistencial për vendin tonë

13:01 / May 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqise Nikos Dendias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka deklaruar se Turqia është një kërcënim për vendin e tij në kuptimin ekzistencial.

Gjatë fjalimit në parlament ditën e mërkurë, ku u ratifikua nisma e dikasterit të tij për novacionin në fushën e mbrojtjes, ministri u shpreh se i mirëpret zhvillimet pozitive që ka marrë së fundmi marrëdhënia me Ankaranë fqinje.

“Kur ka një shtet fqinj që vë në diskutim statusin e sovranitetit – jo thjesht të drejtat sovrane – dhe traktatet ndërkombëtare për përcaktimin e minoriteteve, pa dyshim që ky është një kërcënim ekzistencial. Kufijtë ligjorë dhe gjeografikë të vendit gjithashtu janë të rrezikuar,” theksoi ai.

Nisur nga situata gjeopolitike, ministri Dendias nënvizoi se duhet një reformë e thellë e Forcave të Armatosura Helene, e ashtuquajtura “Agjenda 2030”, ku përfshihen prokurime armatimesh dhe risi teknologjike përmes Qendrës Greke të Zhvillimeve Novatore (ELKAK).

“Në ditët e ardhshme para Komisionit për Armatimet do të vijnë projektet për frigatat e klasit Konstelacion dhe marina e gjeneratës së re. Programi për avionët F-35 do të vijë po ashtu në kuadër të riorganizimit të Forcës Ajrore,” deklaroi z. Dendias. /Kathimerini

Greqisë Nikos Dendias
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.