Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hasani në Kuvend: Dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme për tejkalimin e situatës

13:27 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1 11 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Kuvend për projektrezolutën në mbështetje të Kosovës, tha se Prishtina zyrtare ka qenë dhe mbetet në qendër të aktivitetit diplomatik shqiptar. “Njohja ndërkombëtare e Kosovës është prioritet absolut i yni”, theksoi ministri, teksa shtoi se Kosova është pjesë e agjendës tonë në NATO, OSBE, KiE dhe OKB.

”Javën e ardhshme do të organizojmë në KS një takim të formatit Arria. Takimi do t’i kushtohet pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit. Kosova do të ketë mundësinë të ndajë me mbarë botën eksperiencën e saj. Do të vijojmë të mbështesim Kosovën për t’i dhënë zë në çdo hapësirë ku mundemi”, u shpreh Hasani.

Ai nënvizoi edhe se sulmi kriminal i 24 shtatorit ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne. Zhvillimet që ndodhën më pas janë një burim i madh shqetësimi. “Shpallja ditë zije për 3 kriminelë është sinjali më i rrezikshëm që Serbia mund t’i jepte rajonit”, tha Jasani, teksa u shpreh se, “ky gjest shkon në drejtim të kundërt me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar. Shkon ndesh edhe me deklaratat e vetë Serbisë për gatishmërinë për marrëveshje”.

Sipas ministrit, përpjekjet e Serbisë për ta relativizuar ngjarjen e 24 shtatorit janë të kota. “I takon Serbisë të bëjë një proces hetimi të thellë dhe serioz. Nëse vërtet janë të interesuar për dialog, fajtorët duhet të vihen para ligjit”, tha Hasani. “Dialogu nuk duhet të mbetet peng i dinamikave të brendshme apo lojërave politike. Nga rezultati i Dialogut varet e ardhmja e gjithë rajonit. Dialogu duhet të vazhdojë pa humbur asnjë moment”, tha ai

“Çdo kohë e humbur ka çmim më të lartë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi ministri Hasani, teksa shtoi se, “MEPJ do të vazhdojë të punojë ngushtë e pandalshëm me Kosovën”.

igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

16:40 / July 12, 2025

Bënë “fushatë” për njëri-tjetrin më 11 maj? Braçe: Tabaku të ndihmon, e kthen Kuvendin në vend pune

22:23 / July 11, 2025

Rama batuta me kryebashkiakun demokrat: S’na e ke uruar fitoren akoma

16:40 / July 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.