Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride

17:18 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 05 08 at 17.01.19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale të Punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ministrat e Jashtëm të Vendeve Kandidate dhe Potencialisht Kandidate për anëtarësim në BE, e zhvilluar në kuadër të Takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve mbi sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevoja për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive ndaj kërcënimeve hibride.

Ministri Hasani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, si dhe ndau me të pranishmit disa prej hapave të deritanishme të ndërmarra nga vendi ynë kundër kërcënimeve hibride dhe në linjëzim të plotë me kuadrin e BE-së dhe NATO-s. Ai përmendi miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Sigurinë Kibernetike, përafrimin me rregulloret e BE-së për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike deri në vitin 2026, si dhe zbatimin e legjislacionit sekondar sipas Ligjit për Sigurinë Kibernetike deri në vitin 2025. Anëtarësimi i Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës për Kundërvënien ndaj Kërcënimeve Hibride në Helsinki, si anëtari i 36-të, u theksua si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve hibride, prandaj duhet të qëndrojmë vigjilent dhe të punojmë ngushtësisht nga afër”,-nënvizoi Ministri Hasani, duke shtuar që vendi ynë është gati gjithashtu të kontribuojë për ndërtimin e një kuadri rajonal bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nën ombrellën e BE-së, në mënyrë që të adresohen dezinformimi dhe kërcënimet hibride. Po ashtu ministri Hasani theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të jetë një prioritet kryesor, pasi garanton të ardhmen tonë të përbashkët kundër kërcënimeve të tilla duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e unitetit të Evropës.

Gjatë takimeve të shpejta me homologë të ndryshëm nga BE-ja, Ministri Hasani shfrytëzoi mundësinë për të përcjellë edhe mirënjohjen ndaj qëndrimit të përbashkët të Këshillit të BE-së për Grup-Kapitullin e 3-të për “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”, i cili do të çelet zyrtarisht në Konferencën e 5-të Ndërqeveritare në Bruksel më 22 Maj 2025. Ai ka theksuar se angazhimi i Shqipërisë për integrimin në BE mbetet i palëkundur dhe i pandërprerë, dhe se puna jonë vazhdon me fokus dhe vendosmëri për të avancuar procesin e anëtarësimit.

WhatsApp Image 2025 05 08 at 17.01.19
WhatsApp Image 2025 05 08 at 17.01.18 1
WhatsApp Image 2025 05 08 at 17.01.18

BE igli hasani Kërcënime zgjerimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.