Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri i Brendshëm serb niset për një vizitë zyrtare në Kinë

16:58 / September 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivica dacic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ai do të marrë pjesë në Forumin Global për Bashkëpunim dhe Siguri Publike në Lianyungang, ku do të bisedojë me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Ai pritet t’i vizitojë edhe oficerët e policisë serbe të cilët po punojnë me kolegët e tyre kinezë në patrullime të përbashkëta.

Në tri vjetët e fundit, policë nga Kina dhe kolegët e tyre nga Serbia kanë patrulluar në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, qytetet më të vizituara nga turistët kinezë në Serbi. Daçiq do të marrë pjesë edhe në stërvitjet e njësive speciale të policisë në Guangzhou, sipas MPB-së serbe.

Serbia i ka forcuar marrëdhëniet me Kinën prej se Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiq erdhi në pushtet në vitin 2012.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e vizitoi Beogradin në maj, për herë të dytë në dhjetë vjetët e fundit.

Kina dhe Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se një dekadë, nënshkruan një deklaratë për partneritetin strategjik mes dy vendeve në vitin 2016.

Shtatë vjet më vonë, Pekini dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje për tregti të lirë.

dacic kine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.