Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri i Danimarkës pret në takim Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

17:18 / October 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1761839515 elisaspiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Ky i fundit u shpreh i bindur se përpara se të përmbyllet Presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë.

”Ne sapo patëm një takim interesant. Ishte e këndshme t’u mikprisja dhe të diskutoja progresin e Shqipërisë, për aplikimin për anëtarësimin evropian. Jam krejtësisht i bindur se përpara se të përmbyllim presidencën daneze, ne do të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë. Nnë mendoj se ky objektiv i Shqipërisë i të qënurit anëtar i Bashkimit Evropian përpara vitit 2030 është pa diskutim i arritshëm. Dhe të pasurit këto lloj takimesh është një mundësi për të parë numrat. Nuk mund të them që jam surprizuar, por kam konfirmuar influencën në rritje të Shqipërisë midis danezëve. Numri i danezëve që vizitojnë Shqipërinë është trefishuar brenda disa viteve. Dhe unë do jem i ardhshmi në radhë që do të vizitoj Shqipërinë”, tha ai.

Nga ana e saj, ministrja Spiropali falënderoi ministrin Rasmussen për takimin dhe se do ta presë në Shqipëri “me zemër të hapur”. Po ashtu Spiropali vlerësoi lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së.

”Për ne nuk është vetëm zgjerimi i Evropës, por edhe ribashkimi i Evropës, për një Evropë më të fortë, për një Evropë më të qëndrueshme, për një Evropë më të begatë dhe Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria janë gati të bëjnë pjesën e tyre. Ndaj, angazhimi juaj që Shqipëria të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit është një inkurajim i fortë për ne, është një inkurajim i fortë për qeverinë, për kuvendin tonë, për njerëzit tanë, 92% e tyre e mbështesin procesin e integrimit në BE.

Me Danimarkën e cila mban Presidencën e BE-së, por edhe me Shtetet e tjera Anëtare, si dhe me Komisionin dhe institucione të tjera të BE-së për ta bërë të mundur, për ta bërë Shqipërinë një vend që ka transformuar politikën e tij, ekonominë e tij, shoqërinë e tij, sistemin e tij të drejtësisë dhe për të qenë pjesë e një Evrope e cila është më e sigurt dhe më gati për t’u përballur me sfida globale. Kështu, ne e konsiderojmë veten pjesë të këtij kontinenti dhe ne definitivisht duam të jemi anëtar të Bashkimit, për të treguar se ne nuk jemi një barrë, por një potencial në Evropë”, tha ajo.

BE danimarka Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.