Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja marrëveshje me Agjencinë Antikorrupsion në Romë

09:48 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ulsi Manja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve juridiksionale Shqipëri-Itali në sistemin e drejtësisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Manja gjatë vizitës zyrtare dy ditore, do të zhvillojë takime të nivelit të lartë politik të shtetit italian dhe të sistemit gjyqësor. Gjatë vizitës, në kuadër të fuqizimit të Drejtorisë tonë Antikorrupsion do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion, që do të shërbejë në forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke sjellë praktikat më të mira nga vendi fqinj.

“Kjo marrëveshje shënon një hap cilësor në vizionin tonë për shndërrimin e drejtorisë antikorrupsion në një agjenci të mirëfilltë antikorrupsion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë”, njofton Ministri Manja, duke komentuar marrëveshjen. Gjatë vizitës zyrtare, Ministri Manja do të takojë edhe Ministrin e Drejtësisë Italiane, Carlo Nordio, me të cilin do të diskutojë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën civile dhe penale.

Ministri Manja do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë, si takimi me presidentin e Shkollës së Magjistraturës, Giorgio Lattanzi, takimi i përbashkët me presidenten e Gjykatës së Lartë së Kasacionit, Margherita Cassano dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Luigi Salvato, si dhe një takim i përbashkët me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë, Ciro Maschio dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.