Ministri i Financave të Kosovës u sulmua me miell në Prishtinë, teksa doli nga ambientet e një lokali.
Sulmi ka ardhur nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate si aksion simbolik për punëtorët, të cilët kërkojnë rritje pagash.
Ka qenë kryetari i kësaj force politike, dikur anëtar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar videon në llogarinë e tij në Facebook.
“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT
Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkuar Molliqaj.