Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë neser Ankaranë: Nëse presim që gjërat të qetësohen, vizita nuk do të ndodhë kurrë

19:07 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dendias dhe Cavusoglu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikos Dendias, Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë nesër Ankaranë për të takuar homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Kjo lëvizje është ndërmarrë pas krizës që Turqia pati me Athinën e cila zgjati gati një vit.

Ky takim vjen pas një kohe kur marrëdhëniet e Ankarasë me Brukselin janë prishur.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me Turqinë duke mos u pajtuar,pajtimi me Turqinë është shumë larg,” tha një zyrtar i lartë qeveritar në prag të vizitës së ministrit të jashtëm në Ankara sipas mediave greke.

Një çështje e madhe është gjithashtu se si turqit do të riforojnë marrëdhëniet e regjimit Erdogan me SHBA. Joe Biden nuk e ka fshehur qellimin e tij për të ushtruar presion ndaj Ankarasë për tu larguar nga boshti i krijuar me Moskën dhekërcënimin e sanksioneve për ta mbajtur Turqinë të ankoruar në kampin perëndimor. Në të njëjtën kohë SHBA po i kërkon Greqisë të dialogojë me  qeverinë Erdogan.

“Nuk ka asnjë arsye pse ministri i Jashtëm nuk duhet të bëjë një vizitë në Turqi. Nëse ne presim që gjërat të qetësohen dhe të restaurohen plotësisht, vizita nuk do të ndodhë kurrë,” tha një zyrtar qeveritar kur u pyet nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me përshtatshmërinë e bisedimeve që do të mbaheshin në Ankara të mërkurën.

Për javën e kaluar, Ministri i Jashtëm grek me zyrtarët përkatës, bashkëpunëtorët e tij dhe Zyra e Kryeministrit kanë përgatitur rresht për rresht çdo minutë të vizitës së tyre në Turqi.

Mediat greke shkruajnë për nga një takim midis dy ministrave që do të dalë mirë në skenarin tjetër hipotetik se gjërat mund të shkojnë keq.

Përveç kësaj, ato që pritet të diskutohen mes Dendias-Çavusoglu, mund të ngrihen të gjitha çështjet me interes dypalësh: nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri tek çështja të ushtrisë turke që iku pas grushtit të shtetit 2016, dhe nga ana tjetër Erdogan, i cili nuk duket se është i bindur se vendimi i drejtësisë greke për të mos ekstraduar tetë ushtarët e arratisur turq është një çështje e të drejtave të njeriut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.