Luigi Di Maio, Ministri i Punëve të Jashtme do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit dhe zyrtarët e lartë.
Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla si dhe me Ministrin e Financave të Jashtme Hekuran Murati me të cilin do të nënshkruajë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
AXHENDA
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës