Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar këtë të hënë ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani shkruan se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan ministri Hasani.