Bosnja ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që trajnojnë njerëz në Republikën Srpska.
“148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”, shkruajnë disa medie.
Kjo histori është pretenduar dhe rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez.
“Ne kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republika Srpska. Ka disa kampe dhe unë po u them se e dimë se ku janë sepse janë gjetur. Ne mund t’i eliminojmë”, tha ministri i mbrojtjes i Bosnje dhe Hercegovinës Zukan Helez në një intervistë në N1 TV.
Ai pretendoi se ata janë anëtarë të ushtrive nga vende të ndryshme të pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Institucionet e dinë për këto kampe dhe njësitë paraushtarake. Kjo (stërvitja) nuk bëhet në baza ditore; ata vijnë e shkojnë. Ata praktikojnë me armë dhe ne e dimë se ku i marrin,” tha Helez.
Sipas tij komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë.
Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.
