Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Miloš Vučević e ka cilësuar të rrezikshme situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai fajëson autoritetet në Kosovë për këtë situatë.
“Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për Zoti na ruajt, skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviç.
Për të Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet se interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë janë të kërcënuara dhe ka rrezik të lartë të sigurisë në Kosovë.
